Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola shpreson që rivali i tyre lokal, Manchester United të fitojë Ligën e Evropës dhe në sezonin e ardhshëm Liga Premier të përfaqësohet me pesë skuadra në ligën e Kampionëve.
Mund t’ju tingëllojë si befasi, por kjo është e vërtetë dhe e thënë vet nga goja e trajnerit spanjoll, Guardiola.
Guardiola dëshiron që rivali i tyre lokal dhe trajneri i tyre, ‘armiku’ i tij i vjetër, Jose Mourinho, të triumfojnë në Evropë këtë sezon.
“Ne kemi katër skuadra që luftojnë për dy pozita”, ka thënë fillimisht Guardiola pas fitores së thellë ndaj Crystal Palacet.
“Shpresojmë që Unitedi të fokusohet në Ligën e Evropës dhe sezonin e ardhshëm të shohim pesë ekipe angleze në Ligën e Kampionëve, pasi do të ishte mahnitëse”, përfundoi trajneri spanjoll.
Lexo po ashtu:
Guardiola: Aq sa e njoh Mourinhon, ai do të shkojë ta fitojë ndeshjen me Arsenalin
Guardiola: Aq sa e njoh Mourinhon, ai do të shkojë ta fitojë ndeshjen me Arsenalin
Ndryshe, momentalisht pozitat tre dhe katër janë të zëna nga Manchester City dhe Liverpooli që kanë të dyja nga 69 pikë.
Ndërsa, në pozitat pesë dhe gjashtë gjenden Manchester Unitedi dhe Arsenali që kanë 65, respektivisht 60 pikë.
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...
“Përse u ndave me babin”, pyetja e sikletshme që...
E ofendoi publikisht, Fabjola për Arbanën: Ajo nuk duhet të ...
Kurti: Do të investojmë 30 milionë euro në parqe industriale
Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për pë...
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...