Manchester City do të nis kampanjën në fazën e Ligës së Kampionëve nesër në një duel të vështirë ndaj Napolit në shtëpi.
Një ditë para përballjes në konferencë për media ka dal trajneri i Man Cityt, Pep Guardiola, ku ka folur rreth synimeve të ekipit të tij në këtë kompeticion, shkruan Arbresh.info.
Ai nuk e sheh klubin e tij si kandidatë për titull.
“Natyrisht, ne nuk jemi kandidatë për titull. Thjesht do të përpiqemi të shijojmë momentin. Jemi të lumtur që jemi këtu, pas gjithë sfidave që kemi kaluar, kështu që fokusi ynë është vetëm tek ndeshja e nesërme, fillimi i mirë i këtij turneu”, u shpreh trajneri spanjoll.
Më tej ai tha se skuadrës së tij i duhet një start më i mirë se ai i vitit të kaluar.
“Kemi më shumë ndeshje se sezonet e mëparshme, por nëse nisemi keq, do të jetë e vështirë. Sezonin e kaluar, në ndeshjen e parë bëmë barazim me Interin, shpresoj që këtë herë të bëjmë më mirë”, përfundoi Guardiola.
Kujtojmë se City edicionin që lamë pas u eliminua në fazën e 1/16 së finales nga Real Madridi./Arbresh.info
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...
KFOR-i stërvitet për beteja të afërme
Hamza: Rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën ësht...