Manchester City ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Arsenali me rezultat 1-3.
Citizens me tre pikët e fituara në Londër janë barazuar me Arsenalin në krye të tabelës me nga 51 pikë, edhe pse londinezët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Por në rast se Arsenali do ta fitonte këtë ndeshje, do të bëhej shumë më e vështirë për Cityn ta mbronte titullin e kampionit.
Këtë e ka pranuar edhe trajneri i Cityt, Pep Guardiola që ka thënë se fitorja e mundshme e Arsenalit do ta mbyllte garën për trofeun në Angli.
“Nuk është kurrë e lehtë të luash kundër Arsenalit. Ata janë një ekip i madh. Diferencën e bëri cilësia e djemve të mi”.
“Edhe në kohët e vështira ne qëndruam të fokusuar dhe brenda ndeshjes. Nëse do të kishim humbur, lufta për titull do të ishte pothuajse e mbyllur”, deklaroi Pep Guardiola.
City ndeshjen e radhës e zhvillon në udhëtim te Nottingham Forest, derisa në jashtë shtëpisë së saj do të luaj edhe Arsenali që përballet me Aston Villën. /telegraf
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër