Arsenali ka arritur t’i shmanget humbjes së dytë në këtë sezon në çastet e fundit. Skuadra e Artetas mori një barazim të madh me rezultat 1-1 ndaj Manchester Cityt, sfidë kjo e vlefshme për xhiron e pestë në Premier League.
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola pas ndeshjes deklaroi se Arsenali në përgjithësi ishte më e mirë, megjithatë rezultati ishte i drejtë.
“Është e vështirë të bësh një analizë pas gjithë asaj që ka ndodhur këtë javë. Luajtëm ndaj United, pastaj në Ligën e Kampionëve të enjten dhe sot përsëri. Skuadrat janë jashtëzakonisht të fuqishme në çdo aspekt”.
‘Është shumë e vështirë kur nuk je efektiv në presing apo në ndërtimin e aksioneve. Patëm disa tranzicione, por në përgjithësi Arsenali ishte më i mirë. Mendoj se rezultati është i drejtë”./Arbresh.info
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...