Pep Guardiola ka lavdëruar portierin kosovar Aro Murici menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së sotme (e mërkurë) kundër Burtonit.
Manchester City u kualifikua në finale të Carabao Cup me një rezultat të përgjithshëm 10 me 0 kundër Burton Alibonit dhe trajneri spanjoll është tepër i kënaqur me paraqitjen e yllit kosovar, shkruan portali arbresh.info.
“Ishte një ndeshje e mirë, fusha ishte shumë e rrezikshme, shumë rrëshqitëse”, ka thënë fillimisht Guardiola me të përfunduar takimi i sotëm me rezultat 1 me 0.
“Ne bëmë një lojë të mirë, ne humbën goditjen e fundit, por Burtoni kishte dy ose tri shanse të pastra”
“Murici ishte i jashtëzakonshëm, ne jemi në finale”, përfundoi Guardiola.
Portieri i Kosovës ka mbajtur portën e pastër në dy ndeshjet gjysmëfinale të zhvilluara kundër skuadrës së Nigel Cloughit./arbresh.info/
Gjermania kërkon marrëveshje energjetike me Arabinë Saudite
Angelo eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Horoskopi për sot
Mot i vranët me reshje shiu dhe bore të dielën
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...