Pep Guardiola insiston se duhet ende shumë punë për të bërë para se skuadra e tij te Manchester City të ketë mundësi për krahasim me ish klubin e tij – Barcelonën.
“Qytetarët” janë duke shijuar një epokë dominuese në futbollin anglez pasi tashmë kanë ngritur ‘EFL Cup’ dhe kanë humbur vetëm nëntë pikë nga 29 ndeshjet e zhvilluara deri tani në kuadër të Premierë Ligës, transmeton portali arbresh.info.
“Janë plotësisht lojtarë të tjerë; lojtarët në të kaluarën kanë fituar shumë. Ne jemi zero, shumica nga ne”, u ka thënë Guardiola gazetarëve para ndeshjes të së mërkurës kundër Baselit. “Ne jemi të ri këtu. Ne tani mund të themi se kemi fituar një titull, por nuk është krahasuese, prandaj jo”
“Nuk është mirë për ne që të krahasomi me atë skuadër. Ajo skaduar ka dominuar në dekadën e kaluar, 15 ose 20 vite me trajnerë të ndryshëm dhe lojtarë të ndryshëm”
“Çdo sezon, ata kanë fituar shumë tituj dhe ne sapo kemi fituar titullin e parë. Për t’iu bashkuar këtij lloj klubi, ju duhet të jeni këtu për një kohë të gjatë, shumë vite, por ne kemi fituar vetëm një titull, kjo është e gjitha”
Guardiola ka fituar 14 tituj madhështor gjatë katër viteve të tij në Camp Nou, përfshirë tre tituj në La Liga dhe dy tituj në Kupë të Mbretit./arbresh.info/
Hoffenheimi e “blindon” Albian Hajdarin deri më 2031
Pirro Çako dhe Fifi sjellin këngën “Të kam në mend”
Ngjarja e rëndë në Gjakovë/ 29 vjeçari që vdiq në vendin e p...
Rama: Pranojmë që SHBA të nisë operacione ushtarake nga Shqi...
Deputeti i LVV: Opozita mezi po e presin 28 prillin, për ta ...
Geci me gjuhë vulgare fyen PDK-në dhe LVV-në, përmend Thaçin...