Guardiola thotë se pala e Jurgen Klopp ka ofruar sfidën më të vështirë që hasi në karrierën e tij
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka bërë të ditur se Liverpooli i Jurgen Klopp është “rivali më i vështirë” në ligë që është përballur ndonjëherë, transmeton Gazeta Express.
City është një pikë para Liverpoolit dy ndeshje para fundit të edicionit.
“Në Ligë po, është ekipi më i vështirë, sigurt”, u përgjigj Guardiola kur u pyet për sfidën e skuadrës së Jurgen Klopp ndeshje pas ndeshjes.
“Çdo ligë që fitoni është e bukur dhe gjithmonë e vështirë, por kjo është më speciale gjithashtu”, shtoi Guardiola për Sky Sports News.
“Dhe veçanërisht nga ku kemi ardhur, duke marrë 100 pikë dhe sërish jemi asaj rruge. Është e vështirë që atletët të mbajnë atë nivel për një kohë të gjatë dhe ne e kemi bërë atë përsëri”. /
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...