
Manchester City manager Pep Guardiola on the touchline during the Premier League match at the Etihad Stadium, Manchester.
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka pranuar se kryetari i klubit, Khaldoon Al-Mubarak, nuk është aspak i lumtur me të pas dështimin për ta mbrojtur titullin e kampionit të Premierligës edhe këtë sezon.
Manchester City ka shijuar suksese vendore të paprecedenta që nga ardhja e Pep Guardiolës në postin e trajnerit në Etihad në verën e vitit 2016.
Gjatë periudhës së tij katërvjeçare deri më tani në klub, Guardiola i ka fituar tetë trofe, përfshirë këtu dy tituj të Premierligës, duke qenë kështu forca dominuese në futbollin anglez gjatë viteve të fundit.
Liverpooli e humbi garën kundër Manchester Cityt për titullin e kampionit të Anglisë për vetëm një pikë sezonin e kaluar. Por, djemtë e Jurgen Klopp e përdorën atë disfatë për t’u hakmarrë këtë sezon.
Liverpooli e fitoi titullin e Premierligës këtë sezon, duke u shpallur kampion i Anglisë për herë të parë në 30 vjet. E gabimet e Manchester Cityt që ia dhanë epërsinë e madhe Liverpoolit këtë sezon nuk kanë ngelur pa u vërejtur nga bordi drejtues i “Citizens”.
“Jam kritik ndaj klubit tim. Përbrenda, kur s’më pëlqen diçka, ia them gjithmonë këtë kryetarit të klubit. Por, tani ai s’është i kënaqur me mua”, ka thënë Guardiola.
“Ne jemi 21 pikë prapa Liverpoolit. Ai nuk është i lumtur me mua, por ne duhet ta diskutojmë këtë gjë brenda klubit dhe duhet të tentojmë të bëjmë punë më të mirë sezonin e ardhshëm, për ta bindur atë në fushën e lojës”. /Gazeta Express/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...