Pep Guardiola ka zbuluar se kapiteni i Manchester Cityt, Kyle Walker i ka kërkuar atij që ta lejojë të largohet nga klubi.
Walker mbeti jashtë listës së lojtarëve të ftuar për ndeshjen që Man City e fitoi me rezultat 8-0 ndaj Salford në rrethin e tretë të FA Cup.
Guardiola më pas tregoi në konferencën për shtyp pas ndeshjes se Walker ka kërkuar largimin nga klubi dy ditë para kësaj ndeshje.
“Dy ditë më parë, Kyle më tha se dëshiron të eksplorojë opsionet për të luajtur jashtë vendit dhe t’i jap fund karrierës së tij”, ka thënë Guardiola.
Walker ka arritur të luajë në nëntë ndeshje si titullar nga 15 gjithsej në Ligën Premier këtë sezon, por ai nuk ka marrë minuta gjatë javëve të fundit.
Pikëpyetje u ngritën sa i përket të ardhmes së Walker në Mançester mes problemeve brenda dhe jashtë fushës, me anglezin që është lidhur me një kalim të mundshëm në Superligën e Arabisë.
Gjashtë herë fituesi i Ligës Premier kishte nënshkruar një marrëveshje tri vjeçare me klubin e cila skadon në vitin 2026, por tani pritet që të largohet nga Anglia./Telegrafi/
Zjarr në një apartament në Tiranë
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje
Trump: Falënderimi i takon Allahut, e marta “ditë ferri” për...
Ambasada e SHBA-së: Pashkë të gëzueshme dhe të bekuara për t...
Pashkë në hije lufte/ Papa Leoni XIV: Të mos paralizohemi ng...
Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit...