Pep Guardiola dhe Manchester City morën fitoren e radhës në mbrëmjen e djeshme teksa mposhtën 0-2, Borussia Monchengladbach në Ligën e Kampionëve.
Ky ishte triumfi i 19 radhazi për qytetarët, të cilët në këtë sezon duken të pandalshëm.
Pas ndeshjes, i pyetur për suksesin e ekipit, trajneri Pep Guardiola, u përgjigj në mënyrë direkte duke thënë se klubi ka shumë para.
“Ne kemi shumë para, për të blerë lojtarë të mrekullueshëm. Është e vërtetë, pa lojtarë me kualitet ne nuk mund t’ia dalim. Lojtarët që kemi janë fantastik dhe kanë një marrëdhënie shumë të mirë. Ata luajnë çdo ndeshje dhe mendojnë vetëm për të fituar në atë ndeshje”, tha ai.
“E shijuam kundër Gladbach, tashmë vëmendja është te West Hami. Njerëzit flasin për ndeshjen e kthimit, por ajo luhet pas tre javësh, kështu që objektivi i radhës është West Ham. Vetëm për këtë jam i shqetësuar”, u shpreh Guardiola.
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër
“Uniteti i Ukrainës ka më shumë rëndësi”/ Zelensky mesazh pë...