Pep Guardiola, trajneri i Bayernit, është mërzitur për humbjen në çerekfinalen e parë ndaj Portos, por beson se skuadra e tij mund të shfaqë lojë tjetër në takimin kthyes.
Porto mposhti Bayernin në Estádio do Dragão me rezultat 3 me 1 duke bërë hap të madh drejt gjysmëfinales.
Quaresma me dy gola në dhjetë minutat e parë zuri në befasi gjermanët, që më vonë u rikthyen përmes Thiago Alcantaras, por një gol i Jackson Martinezit në pjesën e dytë i dha fund dilemës së fituesit në takimin e parë.
“Pasi ishim 2 me 0 luajtëm mirë në pjesën e parë. Provuam gjithçka që të shënonim edhe në pjesën e dytë. Akoma është edhe një ndeshje. Jemi pak të mërzitur, por kemi gjashtë ditë për ta analizuar humbjen”, ka thënë spanjolli pas takimit.
27 vjet nga Masakra e Mejës ku u ekzekutuan 376 persona
Maqedonci: FSK-ja do të kryejë operacione speciale në Gazë
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje