Pep Guardiola është i fiksuar pas futbollistëve të Bayern Munich. Pas David Alabas i cili është në përfundim të kontratës dhe po përflitet shumë për një kalim të mundshëm te Manchester City ndërkohë që pëlqehet edhe nga Barça dhe Reali.
Por Alaba nuk është dëshira e vetme e Pep Guardiolës nga ish-klubi i tij pasi trajneri spanjoll dëshiron t’i marrë Bayernit edhe mesfushorin gjerman Joshua Kimmich, i cili ka kontratë afatgjatë me kampionët e Gjermanisë dhe do të jetë shumë e vështirë për City-n t’ia marrë Bayernit, por Guardiola do të përdorë të gjitha metodat e tij për të bindur Kimmich.
Ndërkohë për trajnerin dy alternativa për të zëvendësuar Sergio Agueron, janë Romelu Lukaku dhe Erling Haaland./arbresh.info/
Ulet çmimi i naftës në Shqipëri
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare
Gjini për Presidentin: S’kemi votë për emrat që janë në tavo...
Zotëria i Parë përfaqësoi Kosovën në Samitin inaugurues të o...
Turqi – Rumani, publikohen formacionet zyrtare
Rama: Shqipëria po mbyll kapitullin e krimit të organizuar