Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka konfirmuar se do qëndrojë te “Qytetarët” në sezonin e ardhshëm.
Ka pasur spekulime se Guardiola dhe disa nga yjet e skuadrës mund të largohen, ngase City u dënuar për dy vite në mospjesëmarrje në Ligën e Kampionëve.
Ndërsa, ka mundësi që të dënohen edhe nga Premierë Liga duke u kthyer në Ligën e Dytë, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, tekniku spanjoll ka thënë se nëse kampioni i Anglisë nuk e shkarkon nga stoli, atëherë do qëndrojë në “Etihad”.

“Personalisht, çfarë do të ndodh do jem këtu për sezonin e ardhshëm. Nëse klubi nuk me shkarkon, do qëndroj këtu”.
“Do qëndroj deri në fund të kontratës. Do vazhdoj të ndihmoj sa më shumë. Pse të largohem, pasi para disa muajve tregova sa e dua klubin. Biseduam me lojtarët dhe do fokusohemi për të bërë më të mirën”.
City në ndeshjen e radhës për 1/16 e Ligës së Kampionëve do përballet me Real Madrid në “Santiago Bernabeu”./arbresh.info.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës