Guardiola hyn në ndeshje për përmbysje, Arbeloa nuk e ndryshon skemën – publikohen formacionet zyrtare

19:56 | 17 Mars 2026
D.H

Manchester City dhe Real Madrid luajnë sonte ndeshjen e kthimit në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Takimi nis nga ora 21:00 dhe luhet në stadiumin “Etihad”, shkruan Arbresh.info.

Real Madridi hyn në këtë sfidë me epërsi komode, por në futboll asnjëherë nuk përfundon gjithçka deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit.

Madrilenët e fituan ndeshjen e parë 3-0, teksa City i Guardiolës kërkon mrekullinë sonte.

Gjithçka është gati dhe Pep Guardiola ka hyrë me të gjitha forcat për të bërë përmbysjen e madhe.

Kjo është 11-shja e Cityt:

Ndërkohë, Reali nuk ka ndërruar skemën e javës së kaluar, përveçse se në vend të Mendyt do të jetë Fran Garcia.

Ky është formacioni i Arbeloas:

Dy yjet e ekipit madrilen, Kylian Mbappe dhe Jude Bellingham janë rikthyer për këtë ndeshje mirëpo të dy sonte e nisin ndeshjen nga banka rezervë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale