Tekniku spanjoll, Pep Guardiola edhe këtë sezon po vazhdon ta udhëheq në mënyrën e duhur Manchester Cityn.
Manchester City të mërkurën arriti fitoren e radhës, duke mposhtur Aston Villan me rezultat 1-2.
Kjo fitore ishte e 150-ta për Guardiolan në histori të Premier Ligës, dhe u bë trajneri më i shpejtë që arrin këtë numër fitoresh në Angli.
Guardiolas iu nevojiten vetëm 204 ndeshje për të arritur 150 me Cityn në Premier Ligë.
Ndërsa, Jose Mourinho kishte arritur 150 fitore pas 230 ndeshjeve, kurse Alex Ferguson e kishte arritur këtë numër fitoresh pas 247 ndeshjeve.
City me fitoren e sotme i’u afruar liderit Chelseas në vetëm një pikë diferencë.
Atalanta përmbys Dortmundin, kalon në 1/8 e finales
Ndalohen dy persona për mashtrim me një pronë në Veternik
Vizita zyrtare në Prishtinë, Spiropali konfirmon mbështetjen...
Ankesa e Benficas, UEFA merr vendimin për Prestiannin
OVL-UÇK takohet me Spiropalin, kërkohet mobilizim mbarëkombë...
Përleshja mes dy kirurgëve të QKUK-së, reagon njëri prej tyr...