Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, pranon se duhet të zgjidhë dobësitë në ekipin e tij, kur është fjala për pësimin e golave.
“Qytearët” e humbën shansin për ta nënshkruar titullin e Premier League në një stil të paharrueshëm të shtunën, pasi e çuan dëm avantazhin e pjesës së parë, 2-0, Manchester United, duke u mundur në fund 3-2.
“Kam lënë shumë ndeshje në Ligën e Kampionëve, në 10, ose 15 minuta, dhe mendoj për këtë. Me Barcelonën ishim 0-0 për 77 minuta, ndërsa në fund jemi mundur 3-0. Ka ndodhur shumë herë. Ndoshta është faji im, duhet të mendoj për këtë.Pra, duhet të përmirësohemi në të ardhmen, për të kuptuar se ndonjëherë nuk është e mjaftueshme të dominoni lojën për t’i fituar ndeshjet”, deklaroi Guradiola.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...