Trajneri Pep Guardiola beson se vendimi i Manchester Cityt për të nënshkruar me Erling Haaland tregon një “shenjë të mirë për të ardhmen”.
Ylli i Borussia Dortmund do të arrijë në Etihad Stadium sezonin e ardhshëm në një marrëveshje prej 51 milionë funtesh apo rreth 60 milionë euro, duke qenë një nga lëvizjet më të mëdha të viteve të fundit.
Në vetëm 21 vite mbi supe, sulmuesi i lindur në Leeds përfaqëson një nga talentet e rinj më vezullues të futbollit botëror – dhe me nënshkrimin e tij në projektin e Cityt, Guardiola mendon se klubi ka bërë një investim të mençur për vitet në vijim.
“Është një vendim për klubin që të bëjë një shenjë të mirë për të ardhmen”, ka thënë fillimisht Guardiola për Sky Sports.
“Ai mund të vijë për shumë, shumë vite me shpresë dhe jam shumë i sigurt se ai do të përshtatet në mënyrë të përsosur me ekipin tonë, por për sezonin e ardhshëm”.
“Lojtarët të bëjnë një menaxher të mirë. Ai është një talent i ri i jashtëzakonshëm, në moshë të përsosur”.
“Jam shumë i sigurt se do ta ndihmojmë atë të vendoset sa më mirë”, përfundoi trajneri i Man Cityt.
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...
Virusi i rrezikshëm rikthehet në Azi, Nipah ndez alarmin glo...
Flick: Është e qartë se duhet të përmirësohemi, pjesa e dytë...
Avokati i familjes Ademaj: Ka prova se Naim Murseli e ka tra...
Transportuesit në Mal të Zi i japin fund bllokadës së trafik...
Mbappe theu rekordin e madh të Ronaldos në Ligën e Kampionëv...