Mino Raiola, super agjenti i cili i ka nën menaxhim yjet si Paul Pogba, Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku, e ka sulmuar ashpër trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiolan.
Raiola e ka quajtur “qen dhe frikacak” trajnerin spanjoll, i cili refuzoi të përmbahej kur diskutoi për Guardiolan duke e bërë publike mosmarrëveshjen e gjatë mes dyshes.
Armiqësia mes tyre u krijua në vitin 2011 kur klienti i Raiolas, Ibrahimovic, u detyrua të largohej nga Barcelona pas mosmarrëveshjeve që kishte me Guardiolan, gjë që përfundimisht i kushtoi atij me humbjen e një medaljeje në Ligën e Kampionëve, e cila ende i mungon në karrierë e tij të bujshme.
Dhe marrëdhëniet mes Raiolas dhe Guardiolas janë aq të këqija saqë super agjenti insiston se më parë do t’i dërgonte lojtarët e tij në klube tjera se ta shihte spanjollin duke përfituar nga shërbimet e tyre.
“Pep Guardiola, trajneri, është fantastik. Si person, ai është absolutisht zero. Ai është frikacak; është qen”, ka thënë Raiola.
“Ai është prift klasik. ‘Bëj si të them unë – mos bëj çfarë bëj unë…’ Nëse Manchester City e fiton Ligën e Kampionëve këtë sezon, do të dëshmohet se çfarë trajneri i mirë është ai – por do ta urreja nëse e fiton ai”, shtoi agjenti.
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!
Kurti: 27 vite më parë, filloi shembja e kufirit mes Kosovës...
“Mendoj se duhet të jemi me fat që humbëm vetëm 2-0″ &...