Pep Guardiola thotë se është “ëndrra” e tij të shohë Bernardo Silva dhe Kyle Walker duke nënshkruar kontrata të reja në Manchester City.
Ndërkombëtarët e Portugalisë dhe Anglisë kanë qenë figura kyçe për “Blutë” gjatë një serie të jashtëzakonshme suksesi në “Etihad Stadium”, shrkuan Arbresh.info.
City tani po bën gjithçka që mundet për t’i mbajtur të dy lojtarët në Manchester.
Marrëveshja e Silvës do të zgjasë deri në vitin 2025, por ai ka qenë i lidhur me një lëvizje te Paris Saint-Germain, ndërsa Walker vazhdon të ngjall interesim nga Bayern Munich pasi hyri në 12 muajt e fundit të kontratës së tij aktual.
Guardiola shpreson të shohë që dy lojtarët të qëndrojnë në Manchester.
Kur u pyet për raportet që sugjeronin se janë zhvilluar diskutime pozitive me Silvën, trajneri katalanas tha:
“Do të jetë ëndrra ime, si Kyle Walker. Shpresojmë që të ndodhë. Nga thellësia e zemrës sime, nga thellësia e zemrës sime, uroj [të ndodhë].”
Silva, i cili tani është 29 vjeç, është te City që nga viti 2017 dhe ka marrë 308 paraqitje për klubin.
Walker, i cili mbushi 33 vjeç në fund të sezonit të kaluar, iu bashkua Bluve në të njëjtën verë me Silva dhe ka luajtur në 257 ndeshje për klubin./Arbresh.info/
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari