Pepe Guardiola, trajneri i Manchester Cityt shpjegon se si Kevin De Bruyne mund të arrijë nivelin e Lionel Messit.
Mesfushori belg po shkëlqen gjatë këtij sezoni në të gjitha garat, ndërsa gjatë qëndrimit në City ka të shënuar 25 gola dhe 37 asistime.
Trajneri spanjoll mendon se De Bruyne mund të bëhet lojtari më i mirë në botë, nëse lufton për t’i fituar të gjitha cmimet.
“Nëse ai dëshiron të bëhet një nga më të mirët, ai duhet të fitojë tituj, dhe t’i ndihmoj ekipit për t’i arritur ato. E mira e kësaj është se ai mund t’i arrijë të gjitha këto”, ka thënë Pep.
Skuadra e Manchester Cityt, lider për momentin në Premier Ligë nesër luan kundër Napolit në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Celticu i etur për Lorent Tolajn, por s’mund ta transferojë ...
Gjermania dëbon një diplomat rus për spiunazh
OVL e UÇK-së reagon pas ligjëratës së Speciales në Prishtinë...
Hamza fton qytetarët ti bashkohen protestës së 17 shkurtit p...
Reagon shkolla “Xhevdet Doda”: Nuk kishte ligjëratë nga zyrt...
Osmani në 28-vjetorin e sulmit të dytë ndaj Jasharëve: Preka...