Manchester City nuk ka kaluar nëpër një sezon të mirë dhe tashmë ka vetëm dy synime: ta fitojë Fa Cup dhe të arrij kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Liverpooli edhe zyrtarisht u shpall kampion i Anglisë, katër xhiro pa përfunduar sezoni, teksa City është i katërti me 61 pikë, shkruan Arbresh.info.
Skuadra e Guardiolës mbrëmë siguroi finalen e Fa Cup, pasi mposht Nottingham Forestin 2-0, por kjo nuk e kënaqi strategun spanjoll.
Pas fitores me Forestin, ai theksoi se këtë sezon të Cityt nuk e shpëton asgjë dhe uroi Liverpoolin për triumfin në ligë.
““FA Cup” dhe kualifikimi në Champions League, a do ta shpëtonin sezonin? Jo, këtë e kam thënë shumë herë. Jemi një miliard pikë larg Liverpoolit. Në emrin tim dhe të gjithë klubit, duam ta urojmë Liverpool-in për suksesin. Shpresojmë të rikthehemi të garojmë sezonin tjetër për titullin”, tha Guardiola.
Manchester City zhgënjeu edhe në Ligën e Kampionëve ku u eliminua në rrethin e 1/16 së finales nga Real Madridi./Arbresh.info
Olmo refuzoi një ofertë joshëse nga Arabia merkaton e dimrit
Të gjithë mendojnë se macet e zeza sjellin fat të keq – këto...
Naftëtarët sfidojnë vendimin e MINT, çmimet e derivateve mbe...
Kurti viziton profesorin 97-vjeçar për Pashkë, vlerëson kont...
Prindon Sadriu me një dedikim të gjatë për Vjosa Osmanin: Em...
Luboteni fiton Kupën e Kosovës në volejboll