Sulmuesi Antoine Griezmann pritet të transferohet te Barcelona.
Ylli i Atletico Madridit ka qenë i lidhur shumë me një transferim larg nga Wanda Metropolitano gjatë javëve të fundit, transmeton portali arbresh.info. Manchester United, i cili ishte afër transferimit të reprezentuesit francez gjatë verës, dëshiron të nënshkruaj me sulmuesin.
Real Madridi dhe Barcelona kanë shfaqur gjithashtu interesim për 26-vjeçarin. Megjithatë, bazuar në raportet nga mediat spanjolle, Griezmann ka vendosur t’i bashkohet Barcelonës.
Ata pretendojnë se gjiganti spanjoll dhe United kanë kërkuar të blejnë sulmuesin gjatë javëve të fundit, por Atletico iu ka thënë atyre se ai ka vendosur t’i bashkohet Barcelonës. Gazeta e lartpërmendur shton që ylli në Camp Nou, Lionel Messi, nuk është i kënaqur që Barcelona do ta transferoj Griezmannin.
Reprezentuesi argjentinas nuk dëshiron që shoku i tij i ngushtë Luis Suarez të zëvendësohet nga ylli i Atleticos./arbresh.info/
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...