Pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Atletico Madridi i është rikthyer La Ligas me fitore.
Skuadra e Diego Simeones ka mposhtur me rezultat minimal 0 me 1 Espanyolin në takimin e xhiros së 33 të zhvilluar në stadiumin ‘RCDE Stadium’, transmeton portali arbresh.info.
Goli i realizuar nga superylli Antonio Girezmann në minutën e 37′ të ndeshjes ishte i mjaftueshëm për t’i dhuruar gjigantit spanjoll tre pikë në të këtë sfidë mjaftë të rëndësishme.
Atletico vazhdon qëndrimin në pozitën e tretë në tabelë me 68 pikë, katër më pak se Barcelona në pozitën e dytë dhe shtatë më pak se lideri – Real Madridi.
RCD Espanyol, që arriti të siguroj një pikë nga ndeshja e parë e këtij edicion në ‘Vicente Calderon’, qëndron në pozitën e nëntë me 49 pikë./arbresh.info
Bastisen pronat e Arianit Sllamnikut, i sekuestrohen 4 armë ...
GO+ Peja mposhtet thellë nga Iraklisi në ENBL
BE-ja synon kufizime të reja ndaj eksportit të teknologjive ...
Flick konfirmon largimin e Ter Stegenit te Girona: Vendimi i...
Hargreaves: Rinumërimi bart rreziqe për afatet, e rëndësishm...
Trump nuk i ndal lëvdatat për veten: Po të mos isha bërë pre...