Antoine Griezmann raportohet se është i gatshëm që të largohet nga Barcelona në këtë verë.
Sulmuesi francez nuk është në planet e Ronald Koeman dhe mund të shitet në këtë afat kalimtar.
Sipas asaj që raporton Diario Sport, Griezmann ka bërë të ditur se ai do të largohet nga Camp Nou, nëse i kërkohet zvogëlimi i pagës.
Chelsea dhe Manchester United, janë dy skuadrat më të interesuara, mirëpo duhet t’i ofrojë rreth 400 mijë euro në javë, aq sa fiton te skuadra kataluanase.
Francezi refuzon të heq dorë nga paga e tij dhe kështu mendojnë edhe një pjesë e madhe e lojtarëve në klub.
Barcelona duhet të shesë disa lojtarë dhe të zvoglojë pagat, në mënyrë që të mund të regjistrojë lojtarët e transferuar.
Griezmann e di se do të mund të kalonte te njëra prej skuadrave angleze me një pagë të tillë, andaj edhe është i hapur për t’u larguar. /Telegrafi/
Aksioni i Policisë në Zubin Potok, Elshani jep detaje
Bastisje në tri lokacione të lojërave të fatit në Zubin Poto...
IKSHPK: Monitorimi vazhdon, probleme me ujin në disa zona në...
Bislimi: Nga nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt dhe aut...
“Ja ha zemrën”, thotë Elijona për Klodin
Arrestohet personi që shtyeu djegien e Gate Club