Antoine Griezmann duket se po i kalon ditët e tij të fundit si një futbollist i Barcelonës.
Sulmuesi francez prej dy vitesh është pjesë e katalunasve, por gjithmonë ka pasur kritika në drejtim të tij.
Largimi i tij nga Camp Nou gjatë verës është më se i mundur dhe klubi ka disa arsye për një gjë të tillë.
E para është sigurisht paga e lartë e lojtarit nga e cila Barcelona dëshiron të shpëtojë, derisa e dyta është një skandal i tij ku u publikua një video ku u përfshi në fyerje racore për disa aziatikë.
Ndërkohë edhe mos përshtatja në futbollin e Barcelonës është një tjetër arsye që Barcelona dëshiron ta heq Griezmannin.
E ardhmja e lojtarit duket se do të jetë në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.
Pep Guardiola e pëlqen shumë francezit dhe e kërkon si zëvendësues të Kun Agueros i cili ka kaluar te Barcelona. /telegrafi
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës