Atletja më e mirë në Kosovë, Gresa Bakraqi, ka vazhduar me rekorde të reja.
Në mitingun ndërkombëtar të mbajtur në Kroaci, në qytetin e Splitit, ajo bëri gara në vrapimi për 1500 metra.
Bakraqi zuri vendin e parë në garë, ndërsa theu edhe një rekord të ri shtetëror me kohe 4:22:03.
Atletja jonë po vazhdon përgatitjet edhe për garat tjera, pasi e radhës është në muajin maj në Sloveni në disiplinën prej 800 metra.
Gresa Bakraqi po punon për të arritur formën kulminante për garat që janë në muajt qershor, korrik dhe gusht.
Ajo do të garojë në Lojërat Ballkanike, ato Mesdhetare, Evropiane dhe Botërore.
Sukseset e saj pa dyshim janë krenari për vendin, ndërsa jo premton edhe më shumë punë së bashku me trajnerin e saj Adnan Demalia.
Moti sot në Shqipëri me ulje të temperaturave
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...
Sulmi me 16 viktima në Australi, Kryeministri propozon ligje...
AKP do të organizojë aksion humanitar për dhurimin e gjakut
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...