Atletja kosovare Gresa Bakraçi ka vazhduar paraqitjet mbresëlënëse në Kampionatin Ballkanik në Volos të Greqisë.
Ajo ka fituar medaljen e bronztë në disiplinën 5000 metra dhe vendosur rekord të ri shtetëror me kohën 16:50.24.
Vetëm një ditë më parë, Bakraçi kishte fituar medaljen e argjendtë në garën 3000 metra, po ashtu me rekord të ri të Kosovës, duke e bërë këtë një paraqitje të jashtëzakonshme për 27-vjeçaren në arenën ndërkombëtare.
Kjo paraqitje e dyfishtë jo vetëm që konfirmon formën e lartë të Gresës, por edhe përforcon pozitën e saj si një nga sportistet më të suksesshme të atletikës kosovare.
Federata Atletike e Kosovës dhe opinioni sportiv në vend e kanë përgëzuar për suksesin, ndërsa ky rezultat pritet të jetë një nxitje e madhe për garat e radhës ndërkombëtare./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...