Ish-basketbollisti i njohur grek, Michalis Kakiouzis, është trajner i ri i Sigal Prishtinës.
Prishtina të hënën e prezantoi 48-vjeçarin si trajner të ri. Kakiouzis si trajner ka drejtuar dy skuadra jo shumë të mëdha greke.
Ishte edhe te Craiova në Rumani dhe së fundi te Keravnosi në Qipro. Me Keravnosin ka dominuar në basketbollin qipriot.
Ka karrierë dukshëm më të suksesshme si lojtar. Ka luajtur ndër të tjera për Montepaschi Sienan, Barcelonën, Sevillan, Efes Pilsenin, Arisin, Vanoli Cremonan, Romën e skuadra të tjera. Ka fituar tituj e trofe në Turqi, Greqi, Itali, Spanjë, Qipro. Me 207 centimetra gjatësi, kryesisht luajti në afërsi të koshit.
Duke luajtur për Greqinë, Kaiouzis ishte nënkampion i botës dhe kampion i Evropës.
Prishtina ka kohë që po pret për trofe në basketbollin kosovar./koha.net/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...