Manchester City ka bërë transferimin më të shtrenjtë në histori të Premier Ligës duke e nënshkruar me mesfushorin Jack Grealish.
25-vjeçari i cili në dy sezonet e fundit tek Aston Villa ka treguar një formë të mirë, tashmë është bërë zyrtarisht është transferuar te “Qytetarët”.
Në konferencë për shtyp Grealish ka thënë se oferta nga City ishte një ofertë e cila nuk mund te refuzonte.
“Ishte ndër vendimet më të vështira që kam bërë, por ishte diçka që nuk mund ta hidhja poshtë” ka thënë mesfushori.
Kujtojmë, se Anglezi ka debutuar me fanellën e City-t në ndeshjen kundër Leicester City.
“Shansi për të fituar trofe, të luajë me Kevin de Buyne dhe të luajë për menaxherin me të mirë në botë, ishin faktorë gjithashtu”, ka shtuar Anglezi.
Gealish në sezonin 2020/21 me fanellën e Aston Villës është paraqitur në 26 ndeshje ku ka shënuar 6 gola dhe ka krijuar 10 asistime./arbresh.info/
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...
Lot e dhimbje, Albulena Haxhiu ndan pamjet nga varrimi i bab...
Zyrtari policor nën ndalim 48-orësh, akuzohet për ngacmimin ...
Bisedimet SHBA-Iran, CNN: Bota po pret në ankth se a do të k...
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...