Granit Xhaka ka “ushqyer” spekulimet që Arsenali është i vendosur për të nënshkruar me Sead Kolasinac pasi ylli kosovar ka filluar ta ndjek atë në Instagram.
Futbollisti i Schalkes është shfaqur si shënjestër kryesore e “Topçinjve” për transferim dhe mund t’i bashkohet klubit anglez falas me përfundimin e këtij sezoni, shkruan portali arbresh.info.
Arsenali thuhet se i ka ofruar reprezentuesit boshnjak 119 mijë funta në javë për t’iu bashkuar atyre gjatë verës derisa Arsene Wenger vazhdon të kërkoj për përforcime pas një tjetër edicioni zhgënjyes.
Manchester City dhe AC Milan besohet se janë gjithashtu të interesuar për shënjestrën e gjigantit në Premierë Ligë, por siç duket Arsenali e ka fituar këtë garë në bazë të aktivitetit në rrjete sociale të Granit Xhakës.
Mesfushori kosovar i Zvicrës, i cili iu bashkua skuadrës te Londra verën e kaluar nga Borussia Monchengladbachi, ka filluar ta ndjek Kolasinacin në Instagram duke lënë të kuptohet se është arritur tashmë një marrëveshje ndërmjet klubeve./arbresh.info


Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA
Federata e Futbollit të Marokut paralajmëron se do të ndërma...
Komandanti i KFOR-it takohet me Sveçlën, diskutojnë për situ...