
LONDON, ENGLAND - SEPTEMBER 01: Giovani Lo Celso of Tottenham Hotspur is challenged by Granit Xhaka of Arsenal during the Premier League match between Arsenal FC and Tottenham Hotspur at Emirates Stadium on September 01, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
Një gjë është e sigurt, Granit Xhaka nuk kishte një performancë të mirë në derbin londinez ndaj Tottenham Hotspur të dielën.
Mesfushori kosovar, i cili shkaktoi shtatë faulla brenda 90 minutave lojë, dhuroi edhe një penalti skuadrës mysafire pas një ndërhyrje jo të menduar mirë ndaj Heung-Min Son duke i lejuar Harry Kanes të dyfishojë epërsinë e “Spursve” në pjesën e parë, transmeton portali arbresh.info.
Golat nga Alexandre Lacazette dhe Pierre Emerick Aubameyang i siguruan një pikë skuadrës së Unai Emery në Emirates, por ishte performanca e Xhakës në përgjithësi që ngjalli kritika nga tifozët.
Tani, ish kapiteni i “Topçinjve” – Martin Keown i është bashkuar kritikëve ndaj Xhakës.
“Xhaka është shumë i keq në ndërprerje sa Aresene Wenger e pranoi një herë se i ka kërkuar për të mos kryer ndërhyrje. Qysh pas transferimit te Arsenalit në vitin 2016, Xhaka ka dhuruar pesë penalti – më shumë se çdo lojtar tjetër në Premierë Ligë brenda kësaj periudhe”, ka thënë Keown, transmeton portali arbresh.info.
“Ajo që ne ishim dëshmitar kundër Tottenhamit ishte Xhaka klasik. Faullet e tij vazhdimisht ndërprenë ritmin e Arsenalit. Nikoqirët humbën vrullin për shkak se ai vazhdonte ta ndërpriste lojën. Kjo është ajo që Xhaka bënë”
“Ai bënë më shumë dëme se sa të mira kur bëhet fjalë për ndërprerjet, Xhaka mund të jetë në një kohë të rrezikshme në këtë skuadër”
Watfordi është rivali i ardhshëm i skuadrës së Unai Emery dhe “Topçinjtë” shpresojnë t’i kthehen fitoreve në këtë përballje./arbresh.info/
Ish-kryeministri pakistanez dhe gruaja e tij dënohen me nga ...
23-vjeçarja arrestohet në Serbi, pritet ekstradimi në Shqipë...
Presidentja Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq
Fundjavë e zjarrtë në elitën e basketbollit
E rëndë në Lezhë: 42-vjeçari gjendet i pajetë në dyqanin e t...
Ambasada e Kosovës në Uashington: SHBA-të riafirmuan mbështe...