Unai Emery ka ndëshkuar mesfushorin Granit Xhaka duke ia hequr titullin e kapitenit pas shpërthimit të kosovarit ndaj tifozëve në Emirates.
Hector Bellerin thotë se bashkëlojtarët e tij në zhveshtore te Arsenali e respektojnë vendimin e Unai Emery për t’i hequr shiritin e kapitenit Granit Xhakës, transmeton portali arbresh.info.
“Nganjëherë është vështirë për tu ballafaquar me këto ndjenja”, ka thënë Bellerin. “Ai bëri një gabim por në zhveshtore ne duhet të jemi së bashku”
“Këto gjëra ndodhin dhe kjo është e gjitha. Ne duhet ta përkrahim atë. Ai është duke luajtur pjesën e tij tani. Ne i respektojmë lojtarët, ne e respektojmë vendimin e trajnerit dhe klubit”
“Për ne mjafton t’i japim atij dashurinë dhe kujdesin tonë. Ai është njëri nga ne dhe prandaj ne jemi duke i ndihmuar atij të kaloj këtë”
Vendimi është largimin e titullit të kapitenit është konfirmuar mbrëmjen e së martës nga trajneri Unai Emery./arbresh.info/
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...
Orban në prag të zgjedhjeve po merr përkrahje nga influencer...
Kusari-Lila: Uroj të stabilizohet çmimi i naftës, mekanizmi ...
Dërrasat zënë dy punëtorë në Strellc të Deçanit, njëri vdes,...
Presidenti i Irani: Parimet e dëshiruara tonat u pranuan në ...
Specialja anulon dy seancat për administrimin e drejtësisë n...