Pavarësisht dështimit për të kaluar te Manchester City në ditën e fundit të merkatos së transferimeve, Alexis Sanchez duket se nuk është aspak i shqetësuar me këtë.
Sulmuesi i Arsenalit ishte i gjithi duke buzëqeshur në stërvitje së bashku me yllin shqiptar Granit Xhaka, transmeton portali arbresh.info. Sanchez duket madje se është duke përgatitur një mënyrë të re për të festuar golat së bashku me reprezentuesin shqiptar të Zvicrës, gjë të cilën “Topçinjtë” e presin me padurim.
Kiliani është fotografuar në një këmbë duke bërë kinse është duke shkëlqyer atletet e Xhakës derisa po shikonte mesfushorin në sy duke buzëqeshur.

Një mënyrë e tillë e festimit të golit është parë në fushë edhe në të kaluarën kur Taribo West pretendoi një herë se po ia shkëlqente atletet Ronaldos kur dyshja ishin së bashku në Inter.
Por gjasat për ta parë këtë në fushë janë të vogla për shkak të faktit që Xhaka nuk shënon aq gola, megjithëse njihet për “bombat” e tij jashtë nga zona e penaltisë./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...