Gota e letrës bëhet problematike për Thomas Frank, tifozët e Tottenhamit kërkojnë shkarkimin e tij!

10:11 | 8 Janar 2026
R J

Trajneri i Tottenham Hotspur, Thomas Frank, ka reaguar pas zhurmës së madhe të krijuar në rrjete sociale, ku u pa duke pirë nga një gotë letre me logon e Arsenalit – rivalit të përjetshëm lokal të “Spurs”

“I sinqerisht nuk e kam vërejtur fare. Do të ishte krejtësisht budallallëk nga ana ime ta merrja atë gotë nëse do ta dija,” ka deklaruar Frank.

Image

“Është paksa e trishtueshme që më duhet të pyetem për këtë. Nuk do të bëja kurrë diçka kaq budallaqe,” ka shtuar ai, sipas gazetarit Alasdair Gold.

Megjithatë, incidenti ka mjaftuar për të ndezur zemërimin e një pjese të tifozëve të Tottenhamit, të cilët e kanë konsideruar veprimin si të papranueshëm për një trajner të klubit. Në rrjetet sociale janë shfaqur thirrje të shumta për shkarkimin e tij, duke e cilësuar situatën si mungesë respekti ndaj klubit dhe tifozëve.

Image