Lionel Messi nuk e dëshiron ta ketë më bashkëlojtarë mesfushorin portugez, Andre Gomes.
Andre Gomes u transferua në Barcelonë në verën e vitit 2016 nga Valencia, pas paraqitjeve të mirë në kampionatin evropian ‘Euro 2016’ në Francë, me kombëtaren e Portugalis.
Sipas gazetës spanjolle “Diario Gol” Messi e sheh si armikun më të madh në skuadër dhe se ka bërë kërkes tek drejtuesit e klubit që ta largojnë nga skuadra, transmeton arbresh.info.
Megjithatë, këtë dëshirë të Messi klubi katalan nuk arriti t’ia plotësonte në afatin kalimtar të dimrit dhe kështu ai duhet të pres deri në verë, që klubi ta bëjë një gjë të tillë.
Gomes deri më tani është paraqitur në 22 ndeshje, 11 në La Liga dhe nuk arritur të gjej ende golin në këtë sezon.
Me ardhjen e dy brazilianëve në skuadër, Paulinho dhe Coutinho, mesfushori portugez është bërë zgjedhja e katërt e Ernesto Valverde, në mesfushë. /arbresh.info/
Kuvendi një minutë heshtje për Rexhep Qosjen
Vitia: Qytetarët shumë shpejtë do të bëhen me sigurime shënd...
Vdes akademiku Rexhep Qosja
Yamal i nënshtrohet testeve mjekësore pas lëndimit me Celtan
Qeveria e Shqipërisë çon në Kuvend raportin me 86 faqe për n...
Ish-ambasadori holandez thirrje liderëve politikë në Kosovë:...