Shqipëria shënoi fitore në Leskovc të Serbisë të shtunën mbrëma me një gol të bukur të Rey Manajt.
Goli i Manajt ishte vendimtar për Shqipërinë, duke i afruar më shumë play-offit që çon në Kupën e Botës, shkruan Arbresh.info.
Realizimi u bë edhe më viral për shkak të festës së tij me shqiponjë pas golit.
Tri ditë pas ndeshjes ai shënim ka marrë vëmendjen e mediave sërish, pas përmes një videoje të publikuar në Instagram, Manaj thotë se ia ka dedikuar golin fëmijëve të luftës në Kosovë, duke shkruar se “kjo fitore është për ata”.
Pas gjashtë ndeshjeve të luajtura Shqipëria ka 11 pikë katër më shumë se Serbia e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar./Arbresh.info

Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...
Një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë, KEDS del me njoftim
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...