Mohamed Salah ka realizuar një numër të madh golash këtë sezon te Liverpooli, por tani golat e tij mund t’i kushtojnë miliona euro një kompanie në Egjipt.
Anësori ka realizuar 36 gola brenda 41 ndeshjeve këtë sezon duke ndezur Premierë Ligën qysh pas transferimit të tij nga AS Roma për 34 milionë euro verën e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Ai i ka ndihmuar “Redsat” të arrijnë në pozitën e tretë në tabelë para ndeshjes së tyre në çerekfinale në Ligë të Kampionëve kundër rivalit anglez – Manchester Cityt. Por, siç duket lojtari tani ka një shans për të ndihmuar një komb të tërë.

Kompania e telekomunikacionit Vadafone në Egjipt ka pranuar për t’i dhënë të gjithë konsumatorëve të tyre 11 minuta bisedë falas çdo herë që Salah shënon gol duke filluar nga tani.
Gjiganti telefonik ka 43 milionë abonues, të paktën kështu raportohet në uebfaqen e tyre, dhe çmimi mund të kalojë shifrën prej 100 milionë euro në rast se vazhdon forma e jashtëzakonshme e Salah.
Pas katër golave të realizuar në vikend kundër Watfordit, Salah duket se nuk ka ndërmend të ndalet së shpejti dhe kjo mund t’i kushtoj shtrenjtë kompanisë./arbresh.info/
Qeveria në detyrë voton pro zbatimit të vendimeve të CEFTA-s
Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e ...
Kurti: Kosova ka qenë përherë e përkushtuar ndaj integrimit ...
Busti i Adem Jasharit inaugurohet në Hamil të Fierit
BE bie dakord për kredi 90 miliardë euro për Ukrainën
Barcelona e vendosur për ta mbajtur Rashford-in