Golden Eagle Ylli ka arritur të triumfoj në xhiron e 20-të në Superligën e Kosovës në Basketboll ndaj Proton Cable Prizenit me rezultat 79-67.
Ylli pjesën e parë e mbylli me epërsi prej 10 pikëve, me rezultat 43-33, shkruan Arbresh.info.
Në çerekun e tretë Ylli ra pak, mirëpo sërish u rikthye për të fitur 12 pikë në fund, 79-67.
Më i dalluari në këtë sfidë ishte Nesbitt me 22 pikë, lojë të mirë bëri edhe kapiteni Gëzim Morina që luajti me 17 pikë.
Ndërsa për Prizrenin Arti Hajdari pati 16 pikë.
Pas 20 xhirove, Ylli radhitet i katërti me 12 fitore e tetë humbje, kurse Prizreni i shtati me pesë fitore e 15 humbje./Arbresh.info/
Irani merr planin 15-pikësh të SHBA-së për t’i dhënë fund lu...
Rusia sulmon Estoninë
Nxënës sulmon me thikë mësuesen në Itali, gjendja e saj krit...
Serbia arreston katër shqiptarë për ekspozim të simboleve ko...
Policia e Kosovës shpall në kërkim një person për vjedhje në...
“Sllovakia nuk konsiderohet favorite” – Me...