Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një person të dyshuar për përfshirje në një rast vjedhjeje që ka ndodhur në Ferizaj.
Sipas njoftimit të policisë, bazuar në autorizimin e prokurorit të shtetit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, personi i dyshuar, fotografia e të cilit është publikuar, kërkohet pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale “Vjedhje”, sipas nenit 313 të Kodit penal të Republikës së Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur më 6 janar 2026, në një qendër tregtare në Ferizaj.
Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me autoritetet dhe të ofrojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin dhe kapjen e personit në kërkim.
Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe mund të dërgohen përmes: [email protected] ose telefon: 192 ose 0800 19999.
Agjencia Kundër Korrupsionit: Vetëm 37% e zyrtarëve kanë dek...
Haxhiu: Mbikëqyrja parlamentare, kyçe për funksionimin e ins...
Presidentja Osmani deklarohet për kërkesën në Kushtetuese rr...
“Gjithë të mirat Kosovë”, ambasadori i BE’së publikon fotogr...
Publikohet video ku arrestohen 4 shqiptarë në Serbi me bluzë...
Osmani: Kohët e fundit, puna ime u përball me fushatë baltos...