Pas 12 xhirove në Superligën e Kosovës, Drita kryeson renditjen tabelare me 22 pikë, me një pikë më pak është Ballkani e cila gjendet në vendin e dytë, në të tretin është Gjilani me po aq pikë sa suharekasit, kurse TOP4 e përmbyll Drenica me 20 pikë.
Po aq sa në garën për titull, garë edhe më e fortë po bëhet edhe për golashënuesin më të mirë të këtij edicioni.
Listës së golashënuesve momentalisht i prinë mesfushori i Gjilanit, Gerhard Progni, i cili numëron tetë gola pas 12 ndeshjeve.
Pas tij vijnë, Kreshnik Uka i Drenicës dhe Ermal Krasniqi i Ballkanit me nga gjashtë gola, por me numër të njëjtë të golave pozicionet edhe Besnik Krasniqi i Prishtinës i cili gjendet në vendin e katërt./Arbresh.info
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...
Raportohet shpërthim në Doha, pak minuta pasi presidenti ira...
Aeroporti i Dubait nën sulm, pezullohen fluturimet
Presidenti iranian i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, n...