Google ADS

Golashënuesit më të mirë në Evropë – Messi i pari, ndiqet nga Mbappe

19:04 | 4 Mars 2019
Arbresh.info

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi është golashënuesit më i mirë deri më tani në Evropë në sezonin 2018/19.

Sezoni aktual është duke na sjell edhe një garë të madhe për golashënuesin më të mirë, ku shumë sulmues po provojnë të jenë të parët.

Megjithatë, është ylli argjentinas, Messi, i cili prinë i vetëm listën e  golashënuesit më të mirë deri më tani.

Messi deri më tani ka shënuar plot 25 gola në 24 paraqitje në La Liga, teksa ka edhe plot 11 asistime.

Lionel Messi (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Ylli i Barcelonës ndiqet këmba-këmbës nga talenti francez i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, i cili ka shënuar 24 gola deri më tani në Ligue 1.

Pozita e tretë dhe katërt është e rezervuar për dy golashënuesit më të mirë të Serie A, Cristiano Ronaldo i Juventusit dhe Fabio Quagliarella i Sampdorias, të cilët kanë deri më tani nga 19 gola.

B/R Football

@brfootball

The King and the Golden Boy are out in front in the top scorers race ?⚡

864 people are talking about this

Golashënuesi më i mirë në Ligën Premier, Sergio Aguero gjendet në pozitën e pestë me 18 gola për Manchester Cityn, ndërsa po kaq ka edhe ‘bomberi’ i Milanit, Krzysztof Piatek.

Deri në fund të sezonit 2018/19 do të jetë një garë shumë e madhe mes këtyre emrave pasi diferenca nuk është e madhe dhe ndeshja kanë mbetur ende shumë.

Shpërndaje në rrjete sociale