Reprezentuesi i Kosovës, Bersant Celina ka shkëlqyer në ndeshjen me skuadrën e tij holandeze ndaj PSV-së.
Ylli kosovar ka shënuar dhe ka krijuar një asistim në barazimin e Twentes 2 me 2 ndaj PSV-së në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘De Grolsch Veste’ në kuadër të xhiros së 29 në Eredivisie, shkruan portali arbresh.info.
Celina asistoi në golin epërsisë të shënuar më minutën e 7′ të ndeshjes nga reprezentuesi turk Enes Unal. Megjithatë, 20-vjeçar, i huazuar nga Manchester City në edicionin 2015/16, i siguroi një pikë skuadrës së tij në minutat e fundit të kohës shtesë gjatë pjesës së dytë duke barazuar rezultatin në 2 me 2 me një gol të bukur.
Sulmuesi barazoi shifrat pas asistimit nga Enis Bunjaku në minutën 92+’ pas dy golave nga PSV-ja, që shënoi përmes Locadias në minutën e 17′ për të përmbysur më pas rezultatin nga Moreno në minutën e 51′.
Ky është goli i katërt nga Celina gjatë 21 paraqitjeve nën fanellën e Twentes./arbresh.info
http://www.dailymotion.com/video/x5hhbl3_2-2-bersant-celina-goaol-fc-twente-2-2-psv-eindhoven-06-04-2017_sport
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...