Nuk mjaftoi një gol i rregullt anuluar në minutën e 10-të, por Skënderbeu u ndëshkua edhe në shtesë nga i njëjti anësor.
Në fillim të ndeshjes anësori i anuloi një gol mëse të rregullt Skënderbeut, duke u bërë vendimtar. Gavazaj me zgjuarsi pason për Vangjelin dhe ky është dukshëm në pozicion të rregullt.
Kros në zonë, një futbollist i Dinamos ishte dukshëm përpara linjës së mbrojtjes korçare, duke u bërë pjesë aktive e aksionit që çoi te goli, sepse ishte shumë pranë topit dhe kërceu, duke vënë në vështirësi mbrojtësit tanë.
Anësor i pafat, le ta themi, por nga Skënderbeu janë të tërbuar.
Dy gabime skandaloze të të njëjtin anësor, dy gola në dëm të Skënderbeut. Presidenti Takaj e ka edhe me arbitrin kryesor: “Po 5 minutat shtesë pse i dha, këta sikur donin me çdo kusht të shënonte Dinamo”, përgjigjet i hidhëruar presidenti korçar, i cili ende nuk i ka parë përsëritjet e golit të barazimit, por kur ka mësuar që Dinamo shënoi me gol në pozicion jashtë loje, është dëshpëruar edhe më shumë. /Sportekspres
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...
Pse vitamina D ndonjëherë nuk vepron? Ndoshta po e merrni në...
A mund të mbahen larg rrjeteve sociale? Australia po e bën, ...
Si ndikon muzika e preferuar në trurin tonë: Efekti i nostal...
Elezi: 15 subjekte dorëzojnë listat me 541 kandidatë për dep...