Për shkak të koronavirusit, Liverpooli rrezikon që të mbesë pa titull edhe pas 30 vjetëve, ani pse është vetëm dy fitore larg triumfit në Premierligë.
Nënkryetarja e West Ham United, Karren Brady thotë se sezoni i Premier League duhet të shpallet i pavlefshëm për shkak të koronavirusit.
“S’mund t’i shpëtojmë kësaj, futbolli në Angli po hyn në periudhën më të keqe pas 75 viteve”, tha ajo për The Sun.
“Premierliga shpreson që pas tre javësh mund të rinisë kampionatin, por kjo mund të jetë vetëm një ëndërr. Atëherë çka nëse kampionati nuk mund të përfundojë? E vetmja gjë e drejtë dhe e arsyeshme për të bërë është shpallja e pavlefshme e tërë sezonit. Një goditje e madhe për Liverpoolin pasi mund t’i vidhet titulli i tyre i parë në 30 vjet”.
Ajo tha se për këtë dhe gjithçka tjetër do të diskutohet javën e ardhshme me Premierligën dhe gjitha klubet dhe do të dalin me një vendim përfundimtar.
Berisha thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 10 shk...
ZYRTARE: Atletico Madrid transferon Ademola Lookman
Aksident ajror në Rusi, vdesin tre persona
Gjesti rikthehet pas një kohe të gjatë edhe në rrjete social...
Dogana dhe Policia e Kosovës konfiskojnë rreth 2 kg kokainë ...
A mund të izolohet Lista Serbe nga Vetëvendosja?