Trajneri i kombëtares së Kosovës Primoz Gliha, ka mbajtur një konferencë për media sot me fillim nga ora 12:00, së bashku me menaxherin e ekipit kombëtar Bajram Shalën.
Ai ka përshkruar lojën e kundërshtarit të ardhshëm të Kosovës, Andorrën, shkruan Arbresh.info.
“Mund të them se kemi një skuadër komplet të re, Andorra ka dalë 1-1 me ne, Zvicra ka fituar 2-1, me Izraelin për 60 minuta ishin 1-1, ndaj ata janë një skuadër shumë e vështirë. ata luajnë në mbrojtje, si “catenaccio”.
Kosova të enjten luan ndeshjen në udhëtim ndaj Andorrës në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024” me fillim nga ora 20:45./Arbresh.info/
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...