
KOSOVO - ICELAND, UEFA Nations League 2025 Play-offs Emir Sahiti and Vesel Demaku of Kosovo in action during the UEFA Nations League 2025 Play-offs game between Kosovo - Iceland, stadium Fadil Vokkri, Pristina, Thursday March 20, 2025. Alex Nicodim/Imago Images Copyright: xAlexxNicodimx
Vesel Demaku është prurja më e re e Kosovës në ndeshjet që “Dardanët” i luajtën në kuadër të play-offit të Ligës B.
Demaku hyri nga banka në “Fadil Vokrri”, kurse në ndeshjen e kthimit në Murcia luajti nga minuta e parë dhe pati një paraqitje brilante, shkruan Arbresh.info.
Ai mban emrin e gjyshit të tij Vesel Demaku i cili ka qenë një ish-ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili u vra në fushëbetejë nga forcat serbe.
Në një intervistë për “Telegrafin”, ai tregoi se mban me krenari emrin e gjyshit të tij dhe për të ka qenë ëndërr ta vesh fanellën dardane.
“Unë vijë nga një familje që ka luftuar dhe ka derdhur gjak për këtë vend dhe për këtë arsye kisha shumë emocione. Gjyshi im është Vesel Demaku dhe sigurisht që ai është krenar nga lartë për debutimin tim me Kosovën. Gjithsesi mua më është bërë realitet një ëndërr e madhe që ta vesh fanellën e Kosovës. Përkundër që ka kaluar një javë, po vazhdoj të mendojë se ende jam në ëndërr”, u shpreh ai.
Demaku luan në Austri tek skuadra e SCR Altach./Arbresh.info
Abdixhiku bën homazhe në Reçak: Reçaku s’harrohet, drejtësia...
Arbeloa: Ne do të garojmë ende për dy trofe mjaft të rëndësi...
Rinumërohen 120 nga 914 vendvotime
Rrezikoi këmbësorët, policia ndëshkon shoferin në Prishtinë
Policia me aksione në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, arreston k...
Policia lanson aplikacionin mobil për të lajmëruar rastet