Triumfi i Atletico Madridit në La Liga gjatë sezonit 2013/14 është njëra nga ngjarjet më të interesante së fundmi në futbollin spanjoll, por titulli në ligë mund t’i kishte shkuar Barcelonës nëse një gol nga Lionel Messi do të numërohej.
Goli nga sulmuesi argjentinas gabimisht ishte anuluar duke u vlerësuar si një gol i realizuar nga një pozitë jashtë loje, gjë për të cilën gjyqtari Antonio Mateu Lahoz ka kërkuar falje më vonë, transmeton portali arbresh.info.
“Messi shënoi një gol që do të na dhuronte neve titullin dhe gjyqtari e anuloi atë”, ka thënë Elvio Paolorosso, asistenti i Tata Martinos, në një intervistë për ‘TNT Sports’.
“Ne ishim duke qarë në dhomën e zhveshjes dhe gjyqtari erdhi na kërkoi falje”
“Ishte një vit i vështirë”
Ndeshja përfundoi 1 me 1, një rezultat që ishte i mjaftueshëm për skuadrën rivale që të fitoj ligën./arbresh.info/
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...