Një ndeshje e vitit 2020 ka vendosur sërish ka vendosur në qendër të vëmendjes dy gjyqtar kosovar.
Mediumi danez, TV2, ka publikuar një shkrim ku janë paraqitur dyshime për kurdisje të ndeshjeve të hendbollit të cilat i kanë drejtuar arbitrat kosovarë, Arsim e Erdoan Vitaku.
Sipas tyre ish-trajneri i GOG, Nicolej Krickau ndihet i bindur se ekipi i tij ishte i ekspozuar ndaj trukimeve të ndeshjeve kur GOG luajti me Kadetten Schaffhausen në vitin 2020.
Ata humbën me një gol në sekondat e fundit, por më pas Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) hetoi ndeshjen për kurdisje dhe nuk arriti të vërtetonte asgjë.
TV2 ka shtuar se dyshja Vitaku janë përfshirë sërish në ndeshje tejet të dyshimta disa herë në vjeshtën e vitit 2022 dhe sërish këtë vit në një ndeshje në janar.
Po ashtu dyshja e gjyqtarëve ishte në “listën e zezë” të disa bastoreve.
EHF-ja nuk është përgjigjur në pyetjet e TV2./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...