Dy tifozët e Romës, që rrahën tifozin e Liverpoolit, Shon Koks, janë dërguar ditën e sotme para gjykatës së magjistratëve në South Sefton.
Filipo Lombardi dhe Daniele Shusko ishin arrestuar për sulm ndaj tifozit 53-vjeçar, që mbetet ende në një gjendje kritike, në përleshjet mes tifozëve jashtë stadiumit Anfield, në prag të sfidës mes Liverpulit e Romës.
Lombardi, 20 vjeç, është ngarkuar me akuzën për dhunë e plagosje të rëndë. Ndërsa Shusko, 29 vjeç, gjithashtu akuzohet për dhunë, dhe të dy do të qëndrojnë në burg në Liverpul, deri në 24 maj, kur do të shkojnë edhe në seancën e gjyqit.
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...