Tenisti serb Novak Gjokoviç është mposhtur nga sllovaku Martin Klizhan në e dytë të ATP turneut në Barcelonë me rezultatin 2:1 në sete (6:2, 1:6, 6:3), raporton Anadolu.
Klizhan, aktualisht renditet në pozitën 140-të të tenistëve në botë, hyri për mrekulli në setin e parë të cilin e përfundoi me rezultatin 6:2 në të mirë të tij.
Gjokoviç i cili radhitet i 12-ti në tabelën e ATP-së, në setin e dytë arriti të bëj kthesë dhe me rezultatin 6:1 barazoi në sete 1:1.
Setin e tretë dhe vendimtarë, sllovaku i cili dominoi me lojë më të mirë arriti fitore 6:3 për rezultatin përfundimtarë 2:1 në sete duke siguruar plasman në xhiron e rradhës.
Klizhan në xhiron e radhës luan kundër spanjollit Felician Lopez, i cili aktualisht mban pozitën e 30 në radhitjen e ATP-së.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...